Koktej klasik me spumante

Koktej klasik me spumante

Ky koktej dekadent i spumantes i përzier me pak konjak është i përsosur për raste të veçanta. Mbajeni veten me të mira këtë Krishtlindje.

Përbërësit:

  • 1 kub sheqeri i bardhë
  • 1/4 lugë e vogël me bitters
  • 20 ml konjak
  • spumante sa për të mbushur gotën

Përgatitja:

  • Vendosni kubin e sheqerit në një lugë dhe shtoni bitters. Lëreni derisa të përthithet.
  • Vendoseni kubin në një gotë për spumante dhe shtoni konjakun.
  • Mbusheni pjesën tjetër të gotës me spumante dhe mund të vijoni me servirjen.

Burim: BBC

Si të përgatisim verë të ngrohtë

Si të përgatisim verë të ngrohtë

Aroma e verës së ngrohtë e bën shpesh më të fortë ndjesinë e festave ndaj mbase mund të jetë ide e mirë që herë pas here të përgatisni edhe në shtëpi për të afërmit dhe miqtë tuaj.

Koha e pregatitjes: më pak se 30 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta deri në 1 orë

Përbërësit

  • 1 portokall i madh
  • 3 limonë
  • 12 sythe karafili të tharë
  • 2 mandarina
  • 2 x 750ml shishe vere të kuqe
  • 2 shufra kanellë
  • 150g sheqer pluhur (opsional)
  • konjak ose bredi, sipas shijes (opsional)

Metoda:

  1. Qëroni me shumë kujdes dhe me prerje të hollë lëkurën e portokallit dhe limonëve. Shtrydhni më pas lëngun e tyre dhe ruajeni për pak më vonë.
  2. Vendosni sythët e karafilit në mandarina.
  3. Hidheni verën në një enë të madhe dhe me bazë të trashë. Shtoni në enë 1.2 litra ujë të ftohtë, lekurët dhe lëngun që kemi ruajtur mënjanë. Pas ndonjë minuti mund të shtoni edhe copët e mandarinave bashkë me shufrat e kanellës.
  4. Dërgojeni pëzierjen deri pranë pikës së vlimit, dhe filloni të ulni nxehtësinë deri sa të arrijmë zierjen. Uleni kapakun dhe vijoni me zierjen për thuajse 1 orë.
  5. Gjatë zierjes, mund të shtoni sheqerin pluhur apo brendin sipas shijes suaj.
  6. Shërbeheni verën në gota për pije të ngrohta.

Burim: BBC

Seri degustimesh nga Due Palme

Seri degustimesh nga Due Palme

Bota e Verës në bashkëpunim me partnerët nga Cantine Due Palme zhvilluan në Tiranë një seri degustimesh gjatë muajit tetor.

Eventet ishin një mundësi unike për të provuar gatimet tradicionale italiane dhe verërat më të vlerësuara të Cantine Due Palme si Selvarossa Riserva, Selvarossa Salice Salento, Ettamiano Primitivo Salento, San Gaetano Primitivo di Manduria, Serre Susumaniello, Selvabianca Vermentino Salento etj. Të ftuarit ishin disa nga njohësit më në zë të verës në vend, bashkëpunëtorët, personazhe publike dhe opinionbërës.

Për më shumë detaje, ju ftojmë të shihni videot dhe fotot.

Recetë për sangria

Recetë për sangria

Pērbërësit për 6 persona
Koha e përgatitjes: 30 min

  • 1/2 gote brandy
  • 1/4 gote lëng limoni
  • 1/3 gote koncentrat limonate i ngrirë
  • 1/3 gote lëng portokalli
  • 1 shishe (750 mililitra) verë e kuqe
  • 1/2 gote triple sec
  • 1 limon i prerë në feta
  • 1 portokall i prerë në feta
  • 1 limon i athët i prerë në feta
  • 1/4 gote sheqer i bardhë (opsionale)
  • 8 qershi maraschino
  • 2 gota ujë i gazuar (opsionale)

Në një enë të madhe (brokë apo tas), përzieni së bashku brendin, lëngun e limonit, koncentratin e limonatës, lëngun e portokallit, verën e kuqe, triple sec dhe sheqerin. Shtoni fetat e limoni, portokallit, limonit të athët dhe qershitë maraschino në përzierje.

Ruajeni në frigorifer gjatë natës për të arritur shijen më të mirë. Për të shtuar pak shkumë, gjatë servirjes mund të shtoni pak club soda.

Burim: AllRecipes

Bashkëpunim ekskluziv me grupin “Grandi Vini d’Italia”

Bashkëpunim ekskluziv me grupin “Grandi Vini d’Italia”

“Bota e Verës” ka zgjeruar bashkëpunimin ekskluziv me grupin prestigjoz “Grandi Vini d’Italia” për territorin e Shqipërisë.

Grupi “Grandi Vini d’Italia” është themeluar në vitin 1987 nga bashkimi i tetë kantinave të verës: “Carpineto”, “Villa Girardi”, “Umberto Cesari”, “Garofoli”, “Michele Chiarlo”, “Bisol”, “Pighin” dhe “Fattoria Mantellassi”.

Eventi i organizuar mbrëmjen e së enjtes, 17 tetor, pranë Hotel Tirana International, ka prezantuar zyrtarisht këtë bashkëpunim, duke i dhënë mundësi të pranishmëve të degustonim gamën e plotë të verave të kantinave të këtij grupi.

Barolo dhe Barbera nga Piemonte, Amarone dhe Bardolino nga Veneto, Tocai dhe Pinot nga Friuli, bashkë me Prosecco dhe Cartizze sërisht nga Veneto, Sangiovese e Chardonnay nga Emilia-Romagna, Chianti dhe Super Tuscan nga Toscana, Verdicchio dhe Conera nga Marche si dhe Morellino dhe Alicante nga Maremma ishin disa nga varietet e verës që kishin mbushur eventin, dhe që zgjerojnë me tej gamën e mesme dhe të lartë të produkteve tek “Bota e Verës”.

Për të marrë më shumë detaje rreth këtij eventi, ju ftojmë të shikoni kronikat në vijim, mundësuar nga TV Klan dhe ABC News.