“Bota e Verës” ka zgjeruar bashkëpunimin ekskluziv me grupin prestigjoz “Grandi Vini d’Italia” për territorin e Shqipërisë.
Grupi “Grandi Vini d’Italia” është themeluar në vitin 1987 nga bashkimi i tetë kantinave të verës: “Carpineto”, “Villa Girardi”, “Umberto Cesari”, “Garofoli”, “Michele Chiarlo”, “Bisol”, “Pighin” dhe “Fattoria Mantellassi”.
Eventi i organizuar mbrëmjen e së enjtes, 17 tetor, pranë Hotel Tirana International, ka prezantuar zyrtarisht këtë bashkëpunim, duke i dhënë mundësi të pranishmëve të degustonim gamën e plotë të verave të kantinave të këtij grupi.
Barolo dhe Barbera nga Piemonte, Amarone dhe Bardolino nga Veneto, Tocai dhe Pinot nga Friuli, bashkë me Prosecco dhe Cartizze sërisht nga Veneto, Sangiovese e Chardonnay nga Emilia-Romagna, Chianti dhe Super Tuscan nga Toscana, Verdicchio dhe Conera nga Marche si dhe Morellino dhe Alicante nga Maremma ishin disa nga varietet e verës që kishin mbushur eventin, dhe që zgjerojnë me tej gamën e mesme dhe të lartë të produkteve tek “Bota e Verës”.
Për të marrë më shumë detaje rreth këtij eventi, ju ftojmë të shikoni kronikat në vijim, mundësuar nga TV Klan dhe ABC News.