E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja
Bota e Verës u themelua në Mars të vitit 1995 duke u bërë një nga pionierët e parë të produkteve italiane me emër të verës. Pasioni jonë për të sjellë verërat më cilësore në tavolinën shqipëtare filloi me 2-3 lloje verash.
Sot, Bota e Verës tregton më shumë se 200 lloje verërash, nga gjithë shtetet e botës që shquhen për prodhimin e saj. Italia, natyrisht zë vendin e parë, më pas vijojnë një sërë verërash nga Franca, Spanja, Portugalia, Austria dhe deri nga Afrika e Jugut, Kalifornia (SHBA), Kili dhe Australia. Bota e Verës ka qenë gjithmonë midis të parëve në ikurajimin për zgjedhjen dhe futjen në tregun shqiptar të verërave dhe kantinave më prestigjioze dhe të shquara për territorin, varietetet e verave dhe optimizimin e raportit çmim/cilësi.
Ndër vite, edhe ne vetë jemi rritur, gjithmonë duke synuar të qenët si më cilesorët në Shqipëri. Përveç preferences në rritje së konsumatorëve për verë më cilësore, rritja ka ardhur edhe si rezultat i një pune të madhe për rritjen tonë tekniko-profesionale, përmirësimin e kontakteve me kantinat e huaja, kurseve për somelier në Itali, abonimit në revistat më prestigjioze në botë për verën si “Gambero Rosso” dhe “Il Mio Vino” në Itali, “Vin de France”, “Wine Enthusiast” dhe “Wine Spectator” në SHBA, pjesëmarrjes prej 15 vitesh rresht në VinItaly, një nga panairet më të mëdhenj dhe më prestigjozë të verës në Europë.Edhe në tregun e brendshëm sot kemi arritur në mbi 500 kliente si hotele, restorante, piceri, winebar, vinoteka, supermarkete, markete, banka, institucione, firma të ndryshme, dhe qytetarë.
Objektivi jonë për të ardhmen e afërt është shtrirja e klientelës sonë në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovë e Mali i Zi. Përgatitja e shportave, paketimeve të ndryshme për festat si Krishtlindje, Viti i Ri, ditëlindje, martesa edhe evente të tjera festive, është një tjetër aktivitet i cili ka marrë tashmë një vëmendje e specializim të veçantë.
Edhe vetë Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtij harku kohor gjatë të cilit Bota e Verës ka qenë aktive. Janë shtuar dita ditës dashamirësit, njohësit dhe konsumatorët e verës. Në lokale janë bërë hapa të mëdha përpara. Një zë që nuk mund të injorohet është edhe futja e verës në konsumin familiar në shtëpi, dukuri që ka pasur pothuajse gjithmonë një rritje konstante.
Bota e Verës do të jetë si gjithnjë në pararojë të proçeseve të reja e të pa njohura mirë deri tani, që kanë lidhje me kulturën e verës me përkushtim, seriozitet dhe profesionalizëm, duke mbajtur synim kryesor rritjen e kënaqësisë konsumatore me produktet dhe me shërbimet që aktualisht ofron dhe që do të ofrojë së shpejti.