Koktej klasik me spumante

Koktej klasik me spumante

Ky koktej dekadent i spumantes i përzier me pak konjak është i përsosur për raste të veçanta. Mbajeni veten me të mira këtë Krishtlindje.

Përbërësit:

  • 1 kub sheqeri i bardhë
  • 1/4 lugë e vogël me bitters
  • 20 ml konjak
  • spumante sa për të mbushur gotën

Përgatitja:

  • Vendosni kubin e sheqerit në një lugë dhe shtoni bitters. Lëreni derisa të përthithet.
  • Vendoseni kubin në një gotë për spumante dhe shtoni konjakun.
  • Mbusheni pjesën tjetër të gotës me spumante dhe mund të vijoni me servirjen.

Burim: BBC

Si të përgatisim verë të ngrohtë

Si të përgatisim verë të ngrohtë

Aroma e verës së ngrohtë e bën shpesh më të fortë ndjesinë e festave ndaj mbase mund të jetë ide e mirë që herë pas here të përgatisni edhe në shtëpi për të afërmit dhe miqtë tuaj.

Koha e pregatitjes: më pak se 30 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta deri në 1 orë

Përbërësit

  • 1 portokall i madh
  • 3 limonë
  • 12 sythe karafili të tharë
  • 2 mandarina
  • 2 x 750ml shishe vere të kuqe
  • 2 shufra kanellë
  • 150g sheqer pluhur (opsional)
  • konjak ose bredi, sipas shijes (opsional)

Metoda:

  1. Qëroni me shumë kujdes dhe me prerje të hollë lëkurën e portokallit dhe limonëve. Shtrydhni më pas lëngun e tyre dhe ruajeni për pak më vonë.
  2. Vendosni sythët e karafilit në mandarina.
  3. Hidheni verën në një enë të madhe dhe me bazë të trashë. Shtoni në enë 1.2 litra ujë të ftohtë, lekurët dhe lëngun që kemi ruajtur mënjanë. Pas ndonjë minuti mund të shtoni edhe copët e mandarinave bashkë me shufrat e kanellës.
  4. Dërgojeni pëzierjen deri pranë pikës së vlimit, dhe filloni të ulni nxehtësinë deri sa të arrijmë zierjen. Uleni kapakun dhe vijoni me zierjen për thuajse 1 orë.
  5. Gjatë zierjes, mund të shtoni sheqerin pluhur apo brendin sipas shijes suaj.
  6. Shërbeheni verën në gota për pije të ngrohta.

Burim: BBC

Seri degustimesh nga Due Palme

Seri degustimesh nga Due Palme

Bota e Verës në bashkëpunim me partnerët nga Cantine Due Palme zhvilluan në Tiranë një seri degustimesh gjatë muajit tetor.

Eventet ishin një mundësi unike për të provuar gatimet tradicionale italiane dhe verërat më të vlerësuara të Cantine Due Palme si Selvarossa Riserva, Selvarossa Salice Salento, Ettamiano Primitivo Salento, San Gaetano Primitivo di Manduria, Serre Susumaniello, Selvabianca Vermentino Salento etj. Të ftuarit ishin disa nga njohësit më në zë të verës në vend, bashkëpunëtorët, personazhe publike dhe opinionbërës.

Për më shumë detaje, ju ftojmë të shihni videot dhe fotot.

Recetë për sangria

Recetë për sangria

Pērbërësit për 6 persona
Koha e përgatitjes: 30 min

  • 1/2 gote brandy
  • 1/4 gote lëng limoni
  • 1/3 gote koncentrat limonate i ngrirë
  • 1/3 gote lëng portokalli
  • 1 shishe (750 mililitra) verë e kuqe
  • 1/2 gote triple sec
  • 1 limon i prerë në feta
  • 1 portokall i prerë në feta
  • 1 limon i athët i prerë në feta
  • 1/4 gote sheqer i bardhë (opsionale)
  • 8 qershi maraschino
  • 2 gota ujë i gazuar (opsionale)

Në një enë të madhe (brokë apo tas), përzieni së bashku brendin, lëngun e limonit, koncentratin e limonatës, lëngun e portokallit, verën e kuqe, triple sec dhe sheqerin. Shtoni fetat e limoni, portokallit, limonit të athët dhe qershitë maraschino në përzierje.

Ruajeni në frigorifer gjatë natës për të arritur shijen më të mirë. Për të shtuar pak shkumë, gjatë servirjes mund të shtoni pak club soda.

Burim: AllRecipes

Bashkëpunim ekskluziv me grupin “Grandi Vini d’Italia”

Bashkëpunim ekskluziv me grupin “Grandi Vini d’Italia”

“Bota e Verës” ka zgjeruar bashkëpunimin ekskluziv me grupin prestigjoz “Grandi Vini d’Italia” për territorin e Shqipërisë.

Grupi “Grandi Vini d’Italia” është themeluar në vitin 1987 nga bashkimi i tetë kantinave të verës: “Carpineto”, “Villa Girardi”, “Umberto Cesari”, “Garofoli”, “Michele Chiarlo”, “Bisol”, “Pighin” dhe “Fattoria Mantellassi”.

Eventi i organizuar mbrëmjen e së enjtes, 17 tetor, pranë Hotel Tirana International, ka prezantuar zyrtarisht këtë bashkëpunim, duke i dhënë mundësi të pranishmëve të degustonim gamën e plotë të verave të kantinave të këtij grupi.

Barolo dhe Barbera nga Piemonte, Amarone dhe Bardolino nga Veneto, Tocai dhe Pinot nga Friuli, bashkë me Prosecco dhe Cartizze sërisht nga Veneto, Sangiovese e Chardonnay nga Emilia-Romagna, Chianti dhe Super Tuscan nga Toscana, Verdicchio dhe Conera nga Marche si dhe Morellino dhe Alicante nga Maremma ishin disa nga varietet e verës që kishin mbushur eventin, dhe që zgjerojnë me tej gamën e mesme dhe të lartë të produkteve tek “Bota e Verës”.

Për të marrë më shumë detaje rreth këtij eventi, ju ftojmë të shikoni kronikat në vijim, mundësuar nga TV Klan dhe ABC News.

 

Këshilla për shërbimin e verës në restorant

Këshilla për shërbimin e verës në restorant

Për të vazhduar me seksionin e artikujve tek “Bota e Verës”, kemi zgjedhur një temë e cila mund t’ju vijë në ndihmë kryesisht personave që punojnë në restorante apo në lokale që shërbejnë verë. Megjithatë, një pjesë e principeve që do të përmenden në vijim, vlen edhe për përdoruesit në shtëpi.

Shërbimi i verës në një restorant nuk ka pse të jetë i komplikuar, kështu që për të gjithë ata që hasin vështirësi në shërbim, ja ku kemi një video e cila sqaron dhe detajet më të vogla të këtij procesi.

 

Duke qenë se video është vetëm në anglisht, menduam që pikat kryesore që mbulohen prej saj të mund ti lexonit edhe në shqip. Për këtë arsye, videon e kemi ndarë në tre seksione:

  1. Ruajtja e verës në temperaturat e duhura të shërbimit
    • Vera e bardhë dhe roze’ shërbehen të ftohta.
    • Vera e kuqe shërbehet me temperaturën e dhomës.
    • Hapeni verën e kuqe menjëherë pas prezantimit tek klienti për të siguruar që të marrë “frymë”.
  2. Hapja e shishes së verës
    • Përdorni hapësen e quajtur “Miku i kamarierit” (shih foto këtu).
    • Hiqni mbrojtësen e tapës me pjesën e mprehtë të hapëses (thikën e vogël).
    • Futeni hapësen në pozicionin dhe thellësinë e duhur.
    • Poziciononi kapësen e hekurt në pozicionin e ngritjes dhe sigurohuni të jetë e shtrënguar mirë në atë pozicion.
    • Nxirreni tapën në mënyrë të pastër duke e ngritur gradualisht sipër.
    • Përdorni një pecetë të pastër për të pastruar grykën e shishes.
    • Hiqni tapën nga hapësja dhe merrini erë për tu siguruar që vera është e konsumueshme.
    • Lejohet që ta vendosni tapën në një pjatë në krah të tavolinës, në mënyrë që klienti ti marrë erë nëse dëshiron.
  3. Hedhja e verës
    • Ofrojini pak verë në gotë klientit në mënyrë që ta provojë dhe të aprovojë zgjedhjen nëse është i kënaqur.
    • Mbajeni shishen në pozicionin e hedhjes, duke mbajtur një pecetë nëse duhet.
    • Hidhni verën në gotën e duhur, duke u siguruar që shishja të mos prekë buzët e gotës.
    • Vazhdoni të hidhni verë në gotë deri sa të arrihet niveli maksimal diametrit të mesëm të gotës.
    • Rrotullojeni lehtësisht shishen kur po mbaroni hedhjen në gotë, në mënyrë që të evitoni pikimin e verës në tryezë.
    • Mos derdhni verë në pjesën e jashtme të gotës ose mbi pecetë!
    • Tregohuni të kujdesshëm të evitoni hedhjen e sedimenteve ndërsa vera i afrohet fundit të shishes.

Grafiku në vijim ju ndihmon dhe për nivelin e mbushjes së gotave sipas llojit të verës që po shërbeni.

Burim: Academy of Food and Wine

Hapja dhe hedhja e verës në gotë

Hapja dhe hedhja e verës në gotë

Nëse vërtet kërkoni të jeni një profesionist në hapjen dhe servirjen e verës, qoftë edhe për të lënë përshtypje të mira gjatë një eventi që mund të organizoni në shtëpinë tuaj, atëherë besojmë se videoja në vijim do ju ndihmojë të perfeksiononi aftësitë tuaja në këtë fushë.

Videot në vijim janë realizuar nga kompania Off to Work, një nga kompanitë lider në tregun e Mbretërisë së Bashkuar që ofrojnë burime njerëzore, trajnime dhe konsulencë në industrinë e eventeve dhe të mikpritjes.

 

Sikur kjo të mos mjaftonte, a e dini se ka shumë mënyra se si mund të hapet një shishe spumante, por vetëm njëra prej tyre është mënyra e saktë. Shikoni videon më poshtë për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë!

 

Pse dhe kur duhet dekantuar vera

Pse dhe kur duhet dekantuar vera

Duket sikur shërbimi i një vere duhet të jetë mjaft i lehtë: Vetëm për të hapur shishen dhe hedhur në gota. Por kushdo që ka luftuar ndonjëherë me një tapë shkatarraqe ose dëgjuar për një debat mbi një Cabernet Sauvignon që ka nevojë të “ajroset” më shumë, e di se nganjëherë kjo nuk gjë nuk është kaq e thjeshtë.

Dekantimi është një nga ato elemente të shërbimit verës që mbetet misterioz për pijedashësit: Cilat vera kanë nevojë për dekantim? Kur bëhet kjo? Dhe si? A është vërtetë e nevojshme, ose vetëm një lojë për ta bërë verën më interesante?

Dekantimi shërben për dy qëllime: për të ndarë një verë nga ndonjë sediment që mund të ketë formuar dhe për të ajrosur një verë me shpresë se aromat dhe shija e saj do të jenë më të gjalla kur ta shërbejmë.

Ndarja nga sedimentet

Verat e vjetra natyrisht prodhojnë sedimente në bazë të moshës së tyre (vera e bardhë rrallë). Ngjyra e pigmenteve dhe taninet krijojnë lidhje së bashku duke krijuar sedimentet të cilat bien në fund të shishes. Nxjerrja e sedimenteve kur hedhim verën në gotë errësojnë pamjen e verës dhe mund ti japin një shije të hidhur dhe një cilësi prej rëre. Kjo nuk është e dëmshme, por patjetër ul kënaqësinë në pirjen e verës. Dekantimi është thjesht proçesi që ndan sedimentet nga vera. Supozohet se një verë e kuqe pas 5 deri në 10 vjet në shishe do të ketë grumbulluar sedimente, edhe në qoftë se kjo nuk mund të vërtetohet me sy, duhet të dekantohet.

Këtu është mënyra si ta bëjmë më mirë:

  1. Vendoseni shishen drejt për 24 orë ose më shumë para se të pini, kështu që sedimentet të bien në fund të shishes, duke lehtësuar ndarjen.
  2. Merrni një dekanter qelqi transparent të pastër.
  3. Fshini qafën e shishes në mënyrë që të shikoni qartë.
  4. Qëndroni afër një drite në mënyrë që të shikoni verën që hidhet në dekanter.
  5. Hidhni verën drejt dekanterit ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, pa u ndalur. Kur të jeni në gjysmën e poshtme të shishes, hidheni edhe më ngadalë.
  6. Ndaloni sa më shpejt në momentin që shikoni sedimente tek qafa e shishes apo kur shihni që ngjyra e verës po turbullohet.
  7. Vera tani është gati për të shërbyer. Pjesën me sedimente mund ta lini në shishe.

Lirimi i aromave

Krahas arsyes së pastrimit nga sedimentet, dekantimi ndihmon edhe në lirimin e aromave të verës, në mënyrë që shija e sa të plotësohet akoma më tej. Çështja se sa kohë duhet ajrosur një verë mund të gjenerojë debat të gjerë në mesin e profesionistëve të verës.

Disa mendojnë se një nxitje shtesë e oksigjenit mund të rrisë aromat dhe shijen verës. Nëse ju keni hapur një verë dhe ju duket me shije të ndrydhur në momentin e parë, mund të provoni ta ajrosni në një dekanter për të parë nëse aroma dhe shija do te egzaltohen. Të tjerë mendojnë se dekantimi bën që një verë të zbehet më shpejt nqs është e re. Plus, ju mund të humbni disa faza interesante të ndryshimit të shijes së verës nga hapja deri tek pirja, gjë që dekanteri e përshpejton.

Nëse keni ende kuriozitet ndaj këtij proçesi, Bota e Verës ju rekomandon të eksperimentoni me disa shishe të së njëjtës verë, një herë duke e dekantuar dhe një herë jo, apo duke provuar verë të dekantuar dhe të padekantuar për periudha të ndryshme kohore dhe më pas të zgjidhni vetë mënyrën se si e preferoni më shumë verën.

Burim: Wine Spectator

Nga panairi “Balkan Wine Expo”

Bota e Verës në bashkëpunim me disa nga partnerët e saj kryesorë për territorin e Shqipërisë ka marrë pjesë së fundmi në panairin “Balkan Wine Expo”, zhvilluar pranë Hotel Sheraton.

Panairi ka tërhequr interes të madh si nga ana e prodhuesve e tregtarëve lokalë të verës ashtu edhe nga partnerë të huaj me interes në zhvillimin e tregut vendas e të rajonit.

Në vijim do të gjeni një galeri me disa momente nga panairi.